Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij Rama ka deklaruar se shumë shpejt mund të ndajnë me publikun një zbulim të rëndësishëm që lidhet me gazin dhe naftën në vendin tonë.
Ai tha se zbulimi mund të ketë një ndikim të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të ardhmen energjetike të Evropës.
“Holandë ka prezencë të mirë në Shqipëri. Këtu janë disa prej aktorëve më kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë sa më shumë të jetë e mundur. Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që kemi në vendin tonë Shelli-in. Në kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që SHell-i po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama.