Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës para emigrantëve shqiptarë në Athinë, tha se janë nisur negociatat për marrëveshjen për pensionet e emigrantëve.
“Ti zgjidhim mes nesh si evropian largpamës, jo ti zvarisim si ballkanas sylesh sa herë hapen tezgat e pazavreve elektorale, më vjen keq që këto ngricat ciklike e kanë penguar që të duket edhe progresi që kemi bërë në disa drejtime në përgjithësi, kemi arritur të çelim negociata për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë”, tha Rama.
