Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me sulmin ne Kosove, ku mbetën të vrarë 3 persona ndërsa një u plagos.

Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.”

Tre persona, mes tyre dy nxënës, kanë vdekur ndërsa një person u plagos nga një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit, rreth 100 kilometra larg Prishtinës.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e 26 nentorit 2021.