Ishin parashikuar të hidheshin në hapësirë në fund të Marsit, por deri më tani satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, nuk kanë fluturuar. Lidhur me këtë një reagim ka ardhur nga kryeministri Edi Rama.

Rama: Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna!Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë:Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s’i ndahem jo!