Lushnjë – Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, ku si pasojë e një aksidenti një person ka mbetur i vdekur.
Raportohet se shtetasi E. Ll., 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.