
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sot pas deklaratave të kryeministrit Rama se ia nuk është në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Berisha tha se Rama e kërcënoi Sara Goxhajn të largohej, një ditë pasi Erion Veliaj e kishte emëruar atë si kryetare e Bashkisë në detyrë.
“Se kush e qeveris bashkinë e Tiranës është e faktuar. Është një zonjë që quhet Anuela Ristani e cila u shkarkua nga kryetari në detyrë në qeli, u emërua një zonjë tjetër e cila u thirr dhe u kërcënua nga Rama në mënyrë jodinjitoze. Jo vetëm u kërcënua ajo zonjë, por u dëbua nga puna sepse Veliaj e emëroi kryetare bashkie dhe i besoi firmën. Këto akte janë publike, jo të fshehta
Është Edi Rama ai që ka ndërhyrë në mënyrë brutale në shkarkimet dhe emërimet në Bashkinë e Tiranës. Kryeministri nëse ka një mosaprovim për qeverinë vendore, ai mund t’i drejtohet gjykatës dhe jo të marrë vendime ekzekutive”, tha Berisha.
I pyetur se kur do ta publikojë kontratën me konsulentin amerikan Chris LaCivita, Berisha tha se “Ajo kontratë me të gjitha burimet se ku është marrë ccdo qindarkë, ditën që do përmbushet detyrimi për tu deklaruar në KQZ”.
