Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votëbesimin e Kuvendit për qeverinë e re të mandatit të tretë. Nga foltorja e Kuvendit Rama teksa po prezanton programin, shpjegoi se ky kabinet për herë të parë ka thyer rekordi me shumicën e grave.
“Në një ndjenjë të posaçme mirënjohje për të gjithë shqiptarët. Jam këtu sot për të kërkuar votëbesimin e qeverisë së re për mandatin e tretë. Kjo qeveri e re do të hyjë në histori me përbërjen më të lartë të grave. Jam krenar që kjo shumicë e ka çuar në përpara tërë këto vite si asnjëherë më parë për ti dhënë grave dhe vajzave vendin e merituar. Kjo është një nga ato gjërat me rëndësi që koha u jep gjithnjë edhe më shumë mundësi. Me votëbesimin e këtij kabineti të ri Shqipëria ngjitet në vend të parë për numrin e grave në qeveri, pasi ka qëndruar në pesë vendet e para.
E para tejkalimi i lartë këtë herë i shkallës së barazisë nuk ka qenë qëllim në vetvete. Raporti i përmbysur në favor të anëtarëve nuk ishte një qëllim në pikënisje, por pikëmbërritja e analizës së punës. Sot kemi dukshëm më shumë kolege jo për fakt të gjinisë, por u përshtaten më shumë qëllimeve të punës që duan të bëjnë. Kjo do të thotë që siç faktori gjinor nuk ka qenë ky,” deklaroi kryeministri. g.v/abcnews.al