Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dhe konferencë me bankat e nivelit të dytë.

Rama ka pasur kritika për bankat, teksa u ka kërkuar atyre që të lehtësojnë masat për klientët dhe sipërmarrjen nga pengesat e vonesat e shërbimeve të epokës së vjetër, njësoj siç u bë me shërbimet publike.

Duhet që të thjeshtojmë procedura, të reduktojmë dokumente e të bëjmë maksimumin që jeta qytetare dhe e bizneseve të lehtësohet”, tha Rama.

“Është shokuese për mua që panorama e sotshme e nivelit të teknologjisë së bankave është kjo që është. Ne i kemi kursyer qytetarëve nga këto transformime 7.1 mln euro lekë. Ç’a ishin deri dje. Dëshmia e penalitetit që vërteton që nuk ke bërë vepra penale duhet të paguaje mbi 4 mijë lekë.

Duhet që të thjeshtojmë procedura, të reduktojmë dokumente e të bëjmë maksimumin që jeta qytetare dhe e bizneseve të lehtësohet.

Ne kemi mësuar nga ky proces që të gjithë ato dukumente që ishin dhënë si detyrime ndaj qytetarëve, për të krijuar një dosje për të marrë në fund një copë letër nuk ishin të nevojshëm. Të marrësh kredi, thonë, se unë se kam provuar, se janë si lindjet në maternitet. Heqja e një pjese të madhe të tyre nuk solli problem për Shqipërinë. Një i moshuar, për të aplikuar për një pension, duhet të mblidhte 14 dokumente. Duhej të bënte me 14 sportele, me 14 radha, me 14 fytyra të ndryshme që do i dilnin përballë. Llogaria e bërë do të ishte që i duheshin mesatarisht një vit, për të marrë pensionin e pleqërisë.

Personi bën aplikimin dhe merr pensionin. Nuk na figuron se është penguar shteti, apo ndonjë hata tjetër. Si ky rast kemi vepruar si me rastet e tjera. Është koha që të shihni shkurtimin e dokumenteve dhe procedurave. Koha për të dhënë kredira, është diskrecioni juaj. Më vjen keq që nuk kam sot asnjë fjalë të mirë për të thënë për bankat. Kam vetëm fjalë të këqija për bankat”, tha Rama.