Kryeministri Edi Rama është larguar nga Kuvendi menjëherë pas fjalës së tij, ndërsa në foltore ka dalë Lulzim Basha.

Kreu i PD-së Basha i kërkoi Lindita Nikollës që Ramës ti vihet një gotë me ujë plot, në mënyrë që të mos i thahet fyti, kur detyrohet sipas tij që të gënjejë për gjendjen ku ndodhet sot vendi.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se 5 shtete të BE kanë vendosur që të mos hapen negociatat me Shqipërinë, edhe në rast se Bullgaria e heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas Bashës, 5 shtetet e BE-së po tregohen të pasinqerta me shqiptarët, pasi duhet të thonë se mos-hapja e negociatave bëhet për shkak se vendi ynë është kthyer në një nyje të trafikut të drogës.

Basha:

Zonja kryetare herën tjetër vendosni gotën me ujë përpara se e kishte fytin e thatë, se detyrohet të thojë të pavërteta. Në Slloveni 5 vende me shtetë kanë vendosur që të mos hapin negociatat edhe nëse Bullgaria vendos që të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, sepse vendin e drejton një Lukashenko.