Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të zhvillojë një takim me kryebashkiakët e vendit në Pallatin e Kongreseve.

Mbledhja do të nisë në orën 10:30, dhe bëhet me dije se do të diskutohet për përgatitjen dhe menaxhimin e sezonit veror.

Gjithashtu n fokus të kësaj mbledhje do të jenë edhe zgjedhjet e ardhshme vendore.