Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar bashkëbisedim me gazetarë si dhe ju është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të publikut.
Një ndër çështjet për të cilat u fol ishte dhe siguria gjatë ditës së Samitit që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.
Edi Rama: Jo vetëm 27 lider të BE me delegacionet e tyre por dhe delegacionet e vetë Brukselit dhe liderat e 5 vendeve të rajonit me delegacionet e tyre dhe lidera të tjerë do të enë në Tiranë. Në këto kushte duhen marrë masa ekstreme sigurie që janë të panegociueshme me askënd dhe për askënd
Berisha nuk ka një tërheqje nga zhvillimi i protestës tek “Bulevardi i Kombit” si e shikoni ju këtë qëndrim?
Edi Rama: PD sot është një fjalë që ka më shumë se një kuptim. Nuk është më një forcë por është një forcë e shpërbërë. Perimetri i sigurisë nuk negociohet me askënd dhe askund.Është një protestë absurde nuk ka lidhje me asgjë tjetër veçse me një mision të qartë. Është e njëjta forcë e paguar me paranë ruse e financuar për rrëzimin e qeverisë së këtij vendi. Ndihemi të keqardhur që ndajme të njëjtin atdhe me personazhe te tilla groteske e komike sa i gjori non grata.