Kryeministri Edi Rama në një takim me punonjësit e kryeministrisë ka komunikuar rritjen e pagave.

Ai është shprehur se një rritje e tillë duhej të bëhej prej kohësh por kushtet kanë bërë që të jetë e vonuar.

Ndër të tjera kreu i qeverisë ka ftuar që pranë tij të bashkohen të gjithë punonjësit më të vjetër të kryeministrisë që kishin më shumë se 20 vite punë në këtë institucion.

“U bë kaq vite që punojmë së bashku dhe kaq vite të gjithë ju punoni këtu me përkushtim dhe pa orar besoj se e keni merituar prej shumë kohësh por mundësia për ta bërë të mundur është krijuar vetëm tani dhe ju e dini shumë mirë sesa shumë vështirësi të kapërcejmë dhe sa shumë punë të bëjmë për këtë fazë. Është koha që të bëjmë një rritje rrogash shumë domethënëse,  dhe për të pasur një ide unë kam marrë disa raste konkrete duke përfituar nga rasti që të falenderoj me mirënjohje dhe disa prej jush që janë legjenda të këtij institucioni”, ka thënë Rama./abcnews.al