Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte sot paradite në një takim online me Komisioneren e BE Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës, ku në fokus të diskutimeve ishte arsimi, prezantoi platformën e arsimit online.
Kjo tërhoqi vëmendjen e kryeministrit Edi Rama i cili nuk la pa sulmuar komisionerët e BE-së. Madje çoi dhe një mesazh.
Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!
Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!
Ne takim Basha u shpreh se platforma e PD do të përfshijë 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme.
Ora news