Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga homazhet e kryera ditën e sotme në përkujtim për protestën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.

Rama i ka konsideruar homazhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si një pritje që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërsa paralajëmron se një fakt i ri sapo ka dalë në dritë.

“Homazhe në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërkohë që e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri rrënqethës sapo ka dalë në dritë…”, shkruan Edi Rama.