Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga aksi i ri nga Korça deri në Ersekë.
E teksa publikon pamje nga rruga, Rama shkruan se ky aks i ri do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin rural e turistik të rajonit jug-perëndimor.
MIRËMËNGJES dhe me punimet për pjesën e dytë me gjatësi 12.85 km që përmbyll të gjithë aksin e ri nga Korça deri në Ersekë, i cili do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin rural e turistik të rajonit jug-perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.