Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga shkolla më e re e ndërtuar në Librazhd.
“Muhedin Sherifi”, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Librazhdit sapo ka hapur dyert me klasa moderne për nxënësit dhe mësuesit në këtë vit të ri shkollor.
”MIRËMËNGJES dhe me shkollën e re “Muhedin Sherifi” në Librazhd, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Librazhdit, që sapo ka hapur dyert me klasa moderne, bibliotekë, palestër duke ofruar kushte bashkohore, për nxënësit dhe mësuesit në këtë vit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama