Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi me kryemninistrin holandez Mark Rutte.
Ata shihen duke shëtitur në qytet, teksa Rama thotë se Shqipëria bashkë me Holandën po përgatisin një propozim se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale evropiane ideja e presidentit Macron për Komunitetin e Ri politik Evropian.
Kreu i qeverisë ndër të tjera u shpreh se në tetorin e ardhshëm do të mbahet një samit i madh në Pragë për këtë temë.
“Vizita në Hagë ka pasur një lajm të jashtëzakonshëm për moralin dhe perspektivën e Shqipërisë. Shqipëia bashkë me Holndën do të përgatisin një propozim të tyrin për se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale europiane, ideja e Presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Europian.
Kjo është një ide e re për të gjeneruar një energji dhe fuqi të re europiane, pa e zëvendësuar dhe as anaashkaluar procesin e zgjerimit të BE.
Ndërsa idea e propozimit shqiptarë-holandez mori jetë pikërisht gjatë vizitës në Hagë, ku duke vlerësuar lart punën dhe arritjen e Shqipëisë, po edhe duke çmuar kontributin tonë kritik në tryezën e Këshillit Europian, kryeministri Mark Rutte më kërkoi të hidhnim në letër, bashkarisht si dy vende mike, njëri në rrënjët e BE, e tjetri ende jo në BE, një këndvështrim të përbahskët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian.
Ky është një moment i paimagjinueshëm deri pak vite më parë i Shqipërisë në arenën politike, europiane dhe më gjërë, si dhe një shprehje prekëse për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Do punojmë me kryeministrin Rutte dhe me skuadrat tona për të nxitur një debat konstruktiv për Europën dhe të gjithë europianët, në Samitin e Madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm. Ku do paraqesim edhe propozimin tonë.