Qeveria ka miratuar sot një vendim që lidhet me ndryshimin e Inspektorit të Përgjithshëm të SHISH. Inspektori i Përgjithshëm i Shërbimit sekret Shqiptar konsiderohet njeriu më i besuar i Kryeministrit apo i përfaqësuesi i tij në SHISH, ndryshe nga kreu i shërbimit që kërkon edhe konsensusin apo firmën e Presidentit të Republikës dhe është një proces më i koklavitur emërimi.
Referuar në vendimin e Qeverisë, Blend Çobani është liruar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të SHISH, ndërsa në vend të tij është emëruar Rafail Milo.
Vendimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Rafail Milo emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.