Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Gjermani, ku do të zhvillo një takim me kancelarin Olaf Scholz.
Rama mbërriti dje në Berlin, ndërsa sot do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë në Berlin.
Rreth orës 15.20, Rama do të takohet me Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë, ndërsa në orën 18:00 do të takohet me Scholz, ku do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët.
Agjenda e takimeve:
10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”
12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit
15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë
18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë.