Nga konferenca bashkë me Zoran Zaev, kryeministri Edi Rama u shpreh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e duan BE-në, por ajo nuk është gati për martesë. Deri sa BE-ja të jetë gati për martesë, tha Rama, ne do të shijojmë lirinë.

”Unë nuk do të thosha qëndrimi bullgar. çdo vend, çdo shtet në BE mund të ketë momentet e veta të shkëputjes nga pjesa tjetër e familjes së BE. Kjo nuk ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut dhe Europën, por Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Kjo është një përvojë e tillë, megjithatë mendoj se unë dhe Zorani jemi lexuesit më të mëdhenj të Samuel Beckettit, në pritje të Godosë. Në të kundërt të krijesave të Samuel Beçket, Vladimir dhe Ekstragon, ne nuk po presim, por po ecim përpara për ta bërë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut shtete europiane, çfarë mund të bëjmë më shumë. Ne e duam BE, ata na thuan ju duam, por s’janë gati të martohen, ne po shijojmë lirinë.”- tha Rama./K.C/dritare.net