Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Bavari të Gjermanisë, ka mbajtur një konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin bavarez, Markus Söder, Presidentin e EPP dhe liderin e grupit të EPP në Parlamentit Europian, Manfred Weber, Kryetarin e grupit parlamentar të CSU për Bavarinë, Klaus Holetschek, pas adresimit të takimit tradicional të fillimvitit.

Shefi i qeverisë tha se shqiptarët kanë lidhje të veçantë me Bavarinë, ndërsa u ndal tek fenomeni i emigracionit të paligjshëm. Ai tha se BE-ja duhet të veprojë si një trupë e vetme, në përgjigje të kësaj sfide të kontinentit.

“Ndihem më i përulur se kurrë, që jam ftuar si mik nderi nga kolegu im mjaft i çmuar Markus Söder. Shqiptarët kanë lidhje të veçantë me Bavarinë. Kemi mijëra shqiptarë që jetojnë këtu dhe ata nuk mund të jenë më mirënjohës dhe më të përmbushur se sa kaq duke qenë pjesë e ekonomisë dhe përpjekjeve të komunitetit bavarez. Shqipëria kërkon të ndihmojë kundër emigracionit të paligjshëm me marrëveshjen që kemi nënshkruar me Italinë. Duhet të them se Shqipëria nuk është zgjidhja pasi jemi shumë të vegjël dhe nuk kemi mjetet për të qenë zgjidhja së pari , dhe së dyti, sepse zgjidhja nuk është më as në duart e një vendi të madh si Gjermania. Shqipëria mund të bëjë pjesën e saj për të kontribuuar në këtë zgjidhje. Shqipëria mund të bëjë pjesën e saj për të kontribuuar në këtë zgjidhje pasi kjo sfidë kërkon një përgjigjur mbarëevropiane. E gjithë familja evropiane duhet të qëndrojë së bashku dhe të bie dakord për një përgjigje të vetme dhe jo me përgjigje të larmishme që nuk lidhen me brezat e ardhshëm, por me politikën e ditës. Ne nuk jemi BE. Ne Jemi E pa B.”, tha Rama./ abcnews.al