Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot në Malësinë e Madhe. Ai u ndal te kandidati i opozitës Isa Ramaj, për të cilin thotë se ka investuar në përçarjen fetare, për këtë arsye ai kërkon që atij të mos i jepet asnjë votë. Kryeministri Rama, përqëndrohet te dhënia e një mesazhi që shqiptarët janë një, qofshin katolikë ose muslimanë.
Edi Rama: Dëgjova se këtu ka një kandidat që i fryn përçarjes fetare. Vetëm për këtë arsye atij nuk i duhet më dhënë asnjë votë.
Kjo zonë e Shqipërisë ka nxjerrë shumë figura të mëdha të historisë sonë, figura të mëdha të komunitetit katolik e mysliman por nuk njoh asnjë prej tyre që t’i ketë fryrë përçarjes fetare. Përkundrazi, prej tyre kemi mësuar se shqiptarët janë një dhe katolikët e myslimanët