Presidenti turk Recep Tajyp Erdogan ka pritur ditën e sotme në Presidencë, kryeministrin Edi Rama.
“Ankara – Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë,” shkroi Rama në postimin e tij në Facebook.
Pritja erdhi pas ftesës së Erdogan që kryeminstri të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, në Turqi.
Në këto lojra merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare.
Në njoftimin e kryeministrisë thuhet se gjatë vizitës në Turqi ai do të ketë dhe një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit.