Kryeministri Edi Rama, ka ndjekur nga afër punimet në Thumanë, zona e cila u dëmtua më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Ministri Arben Ahmetaj pjesë e këtij inspektimi u shpreh se janë 14 pallate, 13 prej të cilëve ndërtohen nga buxheti i shtetit dhe një prej tyre nga donatori Behgjet Pacolli.

Ndërkohë Rama u shpreh se tashmë vijon puna në këtë zonë për pallatet e reja, ndërsa shkolla e re është drejt përfundimit.

“KY është një model shembullor i zhvillimit urban dhe social. Tani që merr formë dalin në pah vlerat e projektit, në këtë kënetë ku toka ishte e paqëndrueshme, godinat një tmerr, bëhet një zonë e cila ka vlera të mëdha për të ardhmen e njësisë Thumanë. Ndërsa duhet parë me zgjuarsi se si të motivohen disa agroturizme të vogla duke e kthyer në një vijë turistike”, u shpreh Rama.

Abc