Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për shtyp nga selia e OKB-së para nisjes së seancës së Këshillit të Sigurimit për luftën në Ukrainë, theksoi se do ta shfrytëzojnë takimin e sotëm për t’i bërë thirrje Rusisë në mënyrë që t’i rikthehet marrëveshjes së pezulluar të grurit të Detit të Zi.
Kreu i qeverisë tha se kjo luftë nuk po cenon thjesht territorin e Ukrainës e Evropën por të gjithë botën. Kryeministri Rama shtoi se “të ndihmosh Ukrainën të vetëmbrohet duke ndalur Rusinë përçon mesazhin më të drejtë tek gjithkush që mendon të angazhohet në një aventurë të ngjashme të nesërmen”.
“Siç jemi të vetëdijshëm, efektet e dëmshme të luftës nuk kufizohen vetëm tek Ukrainë dhe Evropa por vazhdojnë të përçojnë valë tronditjeje në çdo cep të botës dhe kërcënojnë sërish sigurinë e ushqimit në mbarë botën. Kjo është arsyeja pse duhet të mbetemi të angazhuar dhe të përkushtuar për të sjellë në Këshillin e Sigurimit të vërtetën dhe realitetin e trishtë të këtij shkatërrimi të panevojshëm dhe tërësisht të shmangshëm për t’u përhapur dhe duke bërë këtë të kundërshtojmë atë mesazh të shtrembëruar që kërkon të justifikojë pushtimin. Këtë ka bërë Shqipëria dhe shumë vende të tjerë në mënyrë konstante në këtë këshill.
Na duhet të përkrahim rendin ndërkombëtar të mbështetur në rregulla që e ka vërtetuar edhe njëherë kundër profecisë së i fuqishmi ka të drejtë. Na duhet të mbrojmë aksionin shumëpalësh dhe të rezistojmë të gjitha forcave shkatërrimtare që kërkojnë të fragmentarizojnë më tej bashkësinë ndërkombëtare në një kohe kur duhet të jemi më të bashkuar në qëllime dhe veprime në përpjekje për të ndaluar këtë luftë.
Ky takim është i nevojshëm për të ndarë mendime se si të shfrytëzojmë çdo mundësi për paqe. Të ndihmosh Ukrainën të vetëmbrohet duke ndalur Rusinë përçon mesazhin më të drejtë tek gjithkush që mendon të angazhohet në një aventurë të ngjashme nesër jep garanci për ata që kërkon paqe dhe bashkëpunim dhe paralajmëron ata që ëndërrojnë konfliktin dhe përballjen sepse nëse agresioni do të kishte sukses do të përconte fundin e pashkelshmërisë së kufijve.
Na duhet të vërtetojmë si anëtar të KS, nëse një anëtar i KS mund të marrë vetë një rezolutë nuk mund të vendosë veton ndaj lirisë së fqinjit. Më lini ta përmbyll duke kujtuar se do ta shfrytëzojmë këtë takim për t’i bërë thirrje Rusisë për të rifilluar nismën e grurit të Detit të Zi“, tha kryeministri Rama./abcnews.al