Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shoqeruar Kancelaren Angela Merkel deri në avion, e cila përfundoi këtë pasdite vizitën e saj në Shqipëri.

Teksa po ndaheshin në aeroport, Rama i thotë mirupafshim, ndërsa Kancelarja nuk harron t’i rikujtojë takimin e radhës në datë 8 tetor në Lubjanë të Sllovenisë.

Pjesë nga biseda:

Rama: Gjithcka mirë?

Merkel: Po, mirë.

Rama: Mirupafshim

Merkel: -Mirupafshim dhe shihemi në Lubjanë.

Rama: Sigurisht

Ditën e sotme Merkel ka zhvilluar një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit, të iniciuar nga vetë Kancelarja në vitin 2015. Gjatë kësaj vizite, Angela Merkel theksoi se kjo iniciativë duhet të shërbejë si bërthama për çdo iniciativë tjetër në Ballkanin Perëndimor