Kryeministri Edi Rama është shprehur se pasaporta europiane me futjen e vendit në Bashkimin Europian do të bëjë që shqiptarët të mos trajtohen më si qytetarë të dorës së dytë.
Rama u shpreh se PS nuk është e paaftë për të integruar vendin në Bashkimin Europian, duke theksuar se “o e fus unë dhe PS, Shqipërinë në BE dhe e bëjmë tani më mandatin e katërt ose kjo punë mund të mos bëhet për kush e di sa vite të tjera”.
Edi Rama: Pasaporta europiane na bën qytetarë të dorës së parë sepse nuk ka më kufij për ne. Nuk hyjmë më në radhë për të shkuar tek polici, nuk na pyet më njëri sa do të rrimë, mund të kërkojmë punë ku të duam.
Janë lojëra këto, jo doni, jo s’doni, je i paaftë. Shiko këtu, jo që nuk jemi të paaftë, por përkundrazi o e fus unë dhe PS, Shqipërinë në BE dhe e bëjmë tani më mandatin e katërt ose kjo punë mund të mos bëhet për kush e di sa vite të tjera.about:blank
Se këtu ishte Shqipëria dhe BE dhe kur morëm ne detyrën nuk na i hidhte njeri sytë, shiko vetëm turizmin. Pse bukuritë e natyrës nuk ishin aty, deti Jon nuk ishte aty, Ksamili, malet, Thethi, këtu ishin të gjitha.
