Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me biznesin e madh në Durrës tha se synojnë që deri në vitin 2030, paga minimale të shkojë në 60 mijë lekë.

Sakaq ai paralajmëroi kompanitë se nuk do të marrin leje ndërtimi nëse bëjnë evazion të pagave teksa kërkoi edhe kontratën kolektive të punës, nëse do të duan të kenë të drejta nga shteti.

RamaKur vjen puna te kontributet të gjithë bëjnë bisht. Ne do vendosim për disa rregulla . Nuk do u japim leje ndertimi kompanive që nuk paraqesin bilancin e pagave ne konform me realitetin, që bëjnë evazion me pagat ose që nuk i trajtojnë punonjësit sic duhet. Do kërkojmë nga kompanitë që duan të kenë kontrata apo të drejta të marra nga shteti që tju kërkojmë kontratën kolektive të punës. Shumica dermuese e kompanive nuk e ka. Këtu nuk ka sidikata, nuk është detyra jonë. Sindikatat janë më shumë për luftëra politike se sa është detyra e tyre reale. Do kerkojmë që kompanitë të përgatisin kontratë kolektive.