Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur për mediat pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës Pfizer, ndërsa tha se brenda shkurtit në vendin tonë do të vijnë 40 mijë doza të tjera. Rama tha se përveç marrëveshjes me Pfizer, qeveria shqiptare është në negociata dhe me Astra Zenecën, e cila mund të sjellë një sasi më të madhe të dozave.

“Ajo që është më e rëndësishme është që kemi hyrë në fazën e zbatimit të marrëveshjes me Pfizer, nëse i shohim numrat ngushtë dhe nuk shohim të gjithë panoramën, patjetër që duken shumë pak doza.

Por në fakt të mos harrojmë që ne jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në fazën e zbatimit të kontratës. Dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer se në mesin e shkurtit do të vijë një sasi tjetër dozash, dhe brenda muajit pritet q ëtë mbërrijnë 40 mijë doza.

Jemi në fund të negociatave me Astra Zenecës për një sasi dozash të konsiderueshme, i kemi të gjitha arsyet për të qenë optimistë”, tha Rama.

Fax web