Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga procesi i punës në zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës.

Ai shkruan se punimet kanë ecur me ritme të shpejta, ndërsa deri më tani ka përfunduar 50% e realizimit fizik.

“MIRËMËNGJES ???? dhe nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza II, ku punimet kanë ecur me ritme shumë të mira e tashmë realizimi fizik ka arritur në masën 50%, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.