Teksa këngëtari me famë botërore Maluma po zhvillon koncert në sheshin “Nënë Tereza”, kryeministri Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk ka asnjë dijeni për muzikën që dëgjohej deri në zyrën e tij.
Ai theksoi se nuk është dhënë asnjë lekë nga buxheti shtetit dhe se këngëtarin e ka sjellë një kompani private.
“Unë se dija kush ishte Malumja…kështu Lume”-tha kryeministri.
Rama: Po dëgjoj një muzikë këtu jashtë, nuk e dija ça është. Më thoni është Malumja. Nuk e dija ça ishte sot e mora vesh. Më shkruani se keni lekë për Malumën, nuk është paguar asnjë lekë, nga asnjë buxhet publik. Se pyeta dhe në bashki. E ka sjellë një kompani private. Unë se dija kush ishte Malumja…kështu Lume!