Kryeministri EdiRama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryenegociatore, Majlind Dhuka ku ka folur lidhur me ekipin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Rama shpjegoi sesi do të procedohej sa i përket procesit të negociatave, ndërsa shprehu vlerësim për kryenegociatoren, për të cilën tha se pavarësisht se emri i saj nuk figuronte në “google”, pa të puna e administratës nuk do funksiononte.
Edi Rama: Tha njëri e kërkova në google dhe se gjeta, kjo është arsyeja pse ka një ndryshim themelor. Ka shumë njerëz në administratën tonë s’i gjen në google por pa të cilët administrata jonë nuk do të funksiononte dot. Janë pjesë e palcës së shtetit shqiptar. Njerëz që mund të jenë në zyra qysh prej fillim viteve ’90 dhe i kanë shërbyer shtetit me përulësi. Janë njerëzit si ajo që kanë bërë pjesën e tyre të punës. Kjo është e gjitha.