Kryeministri Edi Rama nuk është shumë optimist për bilancin e zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Gjatë asamblesë së PS, Rama u shpreh se disa kryebashkiakë që morën postin në një garë pa rivalë, bëjnë sikur kundërshtarët e tyre nuk ekzistojnë.
“Zgjedhjet vendore janë në prag. PS është garanci edhe për këto zgjedhje, këto përmirësime do i japin PS fuqinë e nevojshme për ti përballuar. Do jenë bilanc, nuk jam shumë optimist për këtë bilanc për një pjesë jo të vogël të bashkive tona. Disa kryebashkiakë që u zgjodhën pa garë kanë qëndruar në krye të bashkisë sikur kundërshtarët nuk ekzistojnë, papastërtia nuk ekzistoj”, u shpreh kreu i PS.
Rama theksoi se duhet bërë një organizim i partisë dhe se garancia për të marrë sërish pushtetin është që PS të qëndrojë në territor, dhe këtë socialistët duhet ta kuptojnë përpara se “të përfundojnë si kundërshtarët e tyre politikë”.
Edi Rama: Garancinë për të qëndruar më tutje në krye të vendit, është në PS që na përfaqëson në territor me dinjitet, pa harruar asnjëherë që votuesit janë 600-700 mijë. Është e rëndësishme ta kuptojmë para se të jetë vonë dhe larg qoftë të përfundojmë si kundërshtarët tanë, që ja ku janë sot.
Kjo është pjesa më e rëndësishme këtyre dy muajve për të pasur në fund të qershorit një grup kandidaturash për 61 bashki që përmbush këtë qëllim dhe në shtator të vijojmë me të njëjtën mënyrë për kandidaturat për njësitë bashkiake.
Duhet të fokusohemi tek efektiviteti apo tek fosilizimi i një sërë organizatash që vazhdojnë të qëndrojnë për inerci dhe nuk japin produktin e kërkuar.
Partia duhet të ecë shumë më shpejt me dixhitalizimin dhe PS të bëhet fuqia që ende na mungon, është e pakuptueshme që të na mungojë, sepse koha po ecën me shpejtësi, Bëmë Shqipërinë të vetmin vend në rajon që të gjitha dokumentet për qytetarët i marrin online. Është e pamundur që të mos jemi në avangardën e transformimit të partive në vend. Duhet bërë më shumë punë nga të gjithë që kjo gjë të kuptohet nga të gjithë këtu, drejtuesit e rinj të partisë dhe kjo të përçohet në organizmin e PS dhe të kthehet në realitet të ri. Është armë dhe fuqi marramendëse që PS nuk duhet ta lërë varur në mur por ta vendosë në përdorim.
Me ambicien që deri në fund të këtij viti të përfshijmë një rrjet rinor të hapur që për secilin ka një vend dhe të gjithë të rinjtë së bashku mund të ndihen mirë pa hyrë në rrugën e bërrylave, që pengoi forumin rinor të PS që të ngrejë kokën.
Duhet të fillojë me koordinatoret në të gjithë territorin si një rrjet komplementar, e kemi parë se sa i dobishëm ka qenë dhe ka nxjerrë rezultate të mira aty ku ka qenë i organizuar dhe duhet ti japë fuqi të re. Duhet krijohet kancelaria e PS për të garantuar që jeta institucionale e partisë të jetë e mire dokumentuar dhe të gjitha proceset që vendosim të ndërmarrim të jetë në mire monitoruara.
Zgjedhjet vendore janë në prag. PS është garanci edhe për këto zgjedhje, këto përmirësime do i japin PS fuqinë e nevojshme për ti përballuar. Do jenë bilanc, nuk jam shumë optimist për këtë bilanc për një pjesë jo të vogël të bashkive tona. Disa kryebashkiakë që u zgjodhën pa garë kanë qëndruar në krye të bashkisë sikur kundërshtarët nuk ekzistojnë, papastërtia nuk ekzistoj.