Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të martë një takim me kryetarët e bashkive dhe ministrat Arbjan Mazniku, Albana Koçiu dhe Pirro Vëngu.
Takimi u përqendrua tek situata e zjarreve dhe përmbytjeve në vend, dhe sesi duhet të ketë më tepër koordinim të strukturave për t’u përballur më situata të tilla.
Gjatë nisjes së fjalës së tij Rama shprehu mirënjohje për kryetarët e bashkisë që i përkasin Partisë Demokratike, dhe se sipas tij pavarësisht ndasive politike, janë bërë bashkë në takim.
Falënderoj edhe ata kryebashkiakë që nuk janë të PS, por janë me ne në partine e punës”, tha Rama.