Monika Kryemadhi ka komentuar largimin e Agron Çelës nga Partia e Lirisë drejt Partisë Socialiste.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kryemadhi tha se PL është sot një problem për Edi Ramën. Ajo nuk donte të komente Çelën, por tha se “tre ditë para se të kërcente me Elisën, këcente me mua”.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Çdo palë zgjedhje që vjen Edi Rama fillon “çmonton” partinë tuaj. I fundit që ka ikur është Agron Çela.
Monika Kryemadhi: Tre ditë para kam kërcyer edhe unë me të. Tre ditë para se të kërcente me Elisën…
Ylli Rakipi: Si ishte kënga për ju, si e Elisës, “Monika sa e bukur je”?
Monika Kryemadhi: Problemi që ka sot Edi Rama, janë votat e Partisë së Lirisë. Votat nuk janë të lidhura me individin. Kemi korruptimin në qelizë të politikës.
Beteja nuk është për të sulmuar Partinë Demokratike por Partinë e Lirisë sepse bën diferencën. Edhe në 25 prill u bë betejë për të zvogëluar mandatet e LSI.
Pra, kjo është shumë e shëmtuar, por nuk kam ndërmend ta komentoj as ata që kanë ikur dhe as ata që do të ikin. Pse? Pika lidhëse e njerëzve që ikin është te inceneratorët.