Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed, mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë për një takim zyrtar.

Sheikh Mohammed Bin Zayed u prit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas nga kryeministri Edi Rama, i cili mëngjesin e sotëm ndau në rrjetet sociale disa foto nga pritja.

“MIRËMËNGJES ???? dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Mësohet se gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama dhe presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, ka diskutuar mbi mënyrat për të zgjeruar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Duke i uruar mirëseardhjen Presidentit dhe delegacionit shoqërues në Zyrën e Kryeministrit, Rama shprehu besimin se kjo vizitë do të ndihmojë në krijimin e rrugëve të reja të bashkëpunimit dhe do të çojë përpara ambiciet për zhvillim të të dy vendeve.

Në takim u diskutua edhe mundësia për bashkëpunimtë mëtejshëm, veçanërisht në sektorë prioritarë, duke përfshirë ekonominë, tregtinë, energjinë e rinovueshme, sigurinë ushqimore dhe teknologjinë.

Të dyja palët shkëmbyen pikëpamje mbi një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare me interes të ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe diplomacisë në zgjidhjen e konflikteve.

Ata nënvizuan nevojën për një bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar për të promovuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë si në nivel rajonal ashtu edhe në atë global.

Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i