Ndërsa çështjen e pastërtisë e konsideron një çështje të mbyllur dhe të finalizuar me sukses për këtë sezon, kryeministri Edi Rama tha se për verën e ardhshme sfida kryesore mbetet garantimi i sigurisë në det për pushuesit, një nga problematikat kryesore të këtij sezoni.

Dhe për këtë arsye, tha ai, do të krijohet një njësi speciale policore që do të quhet Jonada, me emrin e vogëlushes 7-vjeçare që u përplas për vdekje me skaf në Himarë, dhe e cila do të monitorojë plazhet nga ajri dhe uji.Nga ana tjetër Rama foli për një reformë të plotë strukturore të gjithë ngrehinës institucionale që lidhet me detin dhe që sipas tij  është një lëmsh absolut.

dhe jo vetëm ky është një lëmsh që është kthyer në pengesë reale.

 Janë 6 Ministri dhe 7 institucione që kanë kompetencën e tyre në det dhe mbivendosen, përplasen me njëra-tjetrën. Kjo situatë duhet të marrë fund që në sezonin e ardhshëm duke u bazuar në modelet më të mira duke fuqizuar rojen bregdetare. Duke hequr një pjesë të madhe të këtyre ministrive dhe institucioneve nga punët e detit.

Po ashtu i kam kërkuar ministrit të krijojmë njësi speciale policore që do ta quajmë Jonada dhe vitin e ardhshëm të jetë aktive në monitorimin e plazheve nga uji dhe nga ajri me mjete ujore të motorizuara dhe me dron për të garantuar siguri të plotë në ujë për pushuesit duke imponuar rregullat e lëvizjes së mjeteve ujore. Njëkohësisht pa ju rënë në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë  përmes ujërave territoriale dhe nuk kanë asnjë arsye të shohin polic me sy përsa kohë nuk kërcënojnë asgjë.