Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë pjesë në ceremoninë dedikuar çeeljes së konkursit për nismën më të re të qeverisë shqiptare, për realizimin e veprave të artit në hapësira publike.
Gjatë fjalës së tij kryeministri bëri me dije se do të ketë tre projekte fituese nga artistë ose grupe artistësh, të cilët pas fitimit të këtij fondi të përcaktuar do t’i japin një dorë rivitalizimit të jetës në komunitet.
Kryeministri zbuloi se artisti i cili do të fitojë do të marrë shpërblim një shumë monetare prej 70 mijë lek të reja.
“Do të kërkojë natyrisht edhe testin e eksperiencës për të parë sesi do të eci, çfarë do të mund të përmirësohet, cilat do të jenë sugjerimet, e komunitetit, të artistëve lidhur me cilësinë dhe natyrisht për ti garantuar qëndrueshmëri programit do të jetë mirë ti japim formë një strukture të posaçme institucionale të artit në hapësirat publike.
Do të ketë efekt në stimulimin e skenës artistike edhe nën promovimin e mbështetjen nga vetë aktorët e kësaj skene artistike. Unë kam shumë besim se me përfshirjen e artistëve që kanë talentin dhe profesionalizmin e duhur, impakti në hapësirën publike dhe në gjithë ato pika që rrihen nga shumë sy dhe janë në mes të njerëzve do të jetë i rëndësishëm. Patjetër që kjo do të stimulojë energji pozitive në territor, patjetër që duke qenë unë vetë besimtar i të bukurës, nuk kam si të dyshoj se ky lloj impakti ka pak nga pak me krijimin e një mase kritike edhe efektin e duhur social dhe ekonomik.
Kështu që nuk besoj se mund t’ju them ndonjë gjë të re juve që jeni këtu se ju jeni protagonist të fushë, por dua t’ju siguroj se programi nuk është një shkrepje e vetme, por vetëm fillimi ky që bëjmë sot i një procesi që duam të jetë afatgjatë dhe i përvitshëm. Dhe do të behet padiskutim më e mira [për të pasur përzgjedhje të drejta dhe cilësore. Nuk ka diskutim se përzgjedhja e drejtë kur bëhet fjalë për art ka dozën e subjektivizmit brenda, volumi i punës është i tillë që do të ketë vend për shumë protagonistë gjatë viteve. Është lënë një kufi për 3 projekt ide. Koha nuk është e mjaftueshme, 45 ditë janë shumë pak, por për arsye të ristrukturimit të programit kërkoi pak kohë, këtë vit do të jemi pak më të nxituar dhe pastaj për vitin e ardhshëm konkursi do të hapet më shpejt.
Nuk diskutohet që projekt-ide që janë jo shume të zhvilluara por interesante do ti japim kohë të zhvillohen më tutje. Më e rëndësishme është të mos e djegim këtë fond sepse është i konsiderueshëm. Është diçka tërësisht e re për ne dhe na mirëkuptoni nëse nuk është një proces perfekt”, tha Rama.