
Kryeministri Edi Rama ka theksuar gjatë prezantimit të programit elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit se vetëm PS është e aftë të garantojë vijueshmërinë e reformës në drejtësi dhe të mbrojë arritjet e saj. Ai theksoi se shqiptarët për herë të parë po shohin përpjekjen e parë reale për barazi para ligjit, një arritje që ka ardhur falë kësaj reforme.
“Ne i kemi dorëzuar drejtësisë vullnetarisht, me një vizion të qartë dhe vullnet të palëkundër, vetëdije të qartë se çdo të sillte për ne, shpatën e drejtësisë. Ajo shpatë ka qëndruar në zyrën e parit të qeverisë deri kur arrita unë në atë zyrë.
Sot ajo shpatë është në duart e SPAK, peshorja tek GJKKO, sot jemi garantët e vetëm të kësaj historie të re, që bufi i kënetës përbetohet që do ta kthejë përmbys, duan votën më 11 Maj që të rimarrin shpatën dhe ta zhveshin zonjën e drejtësisë nga fuqia për të imponuar drejtësinë para ligjit.”, tha Rama.
