Dy satelitët shqiptarë Albania 1 dhe Albania 2 do të lëshohen në hapësirë. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama në një postim në facebook. Rama shkruan se këto satelitë, do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë.

Rama shton më tej se satelitët do të lëshohen nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA-së dhe se përdorimin e tyre do e ketë ekskluziv vendi ynë.

Postimi i Rames:

GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1dhe ALBANIA2 

Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë