Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video 3D se si do të duket aeroporti i Vlorës. Kryeministri ka thënë se ky aeroport do të mundësojë fluturimet transoqeanike.
Në videon e shpërndarë Rama shprehet se do të mundësohen fluturimet Vlorë-New York dhe anasjelltas.
“Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë-New York dhe New York-Vlorë sepse “Fan Nolin” ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri,” dëgjohet të thotë Rama në videon e publikuar.
Më tej ai thekson se Shqipëria do të investohet si shtet për të ndërtuar Akademinë e Aviacionit që do prodhojë ekspertët shqiptarë e deri te pilotët.
“Ne do të investohemi si shtet për të ndërtuar Akademinë e Aviacionit që do prodhojë ekspertët shqiptarë e deri te pilotët.
Shqipëria do të bëhet një vend ku numri i vizitorëve do të rite eksponencialisht. Jam i bindur që vlonjatët do ndjehen edhe më krenarë, të huajit do ndjehen qysh muajin e parë të mrekulluar në këtë vend. Sot është koha që së bashku ta bëjmë Shqipërinë që të mos e ulë më kokën, por përkundrazi ta ngrejë lart e më lart,” shprehet kryeministri.
Ora news