Kryeministri Edi Rama shkruan për vrasjen e ish-homologut japonez Shinzo Abe, paraditen e kësaj të premteje. Ai u qëllua për vdekje gjatë një fushate elektorale dhe pavarësisht dërgimit me helikopter në spital, nuk mundi të jetonte.

Sipas Ramës, vrasja e Shinzo Abes nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar.

I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar”, shkruan Edi Rama.