Pas përfundimit të samitit të BE në Bruksel, kryeministri Edi Rama është shfaqur i nervozuar gjatë kohës që liderët po bënin foton zyrtare.

Në një moment Rama shfaqet në krah të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.

Ai duket sikur po i kërkon llogari për rezultatet e takimit Michelit dhe  presidentit francez Emmanuel Macron.

Theksojmë se Bullgaria nuk e hoqi veton ndaj Maqedonisë, siç ishte premtuar me herët. Ky vendim erdhi pas rrëzimit të qeverisë së Petkov ditën e djeshme, pas një mocioni mosbesimi në parlament.