Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e trajnerit të Romës Jose Murinjo, ndërsa na ndajnë edhe tre ditë nga finalja e Conference League që do të mbahet në Tiranë.
Në konferencën për media, Mourinho shprehet se është kënaqësi dyfish për të që do të ndeshet në finale në një vend ku s’ka luajtur kurrë më parë.
Ai u kërkon tifozëve shqiptarë të jenë në krah të skuadrës së Romës ku rreshtohet edhe lojtari shqiptar Marash Kumbulla.
Roma do të ndeshet me ekipin holandez të Feyenoord-it në 25 maj në “Air Albania”.
“Finalja në Shqipëri për ne është kënaqësi, është kënaqësi për mua. Një kënaqësi dyfish. Kënaqësi që luaj në finale dhe kënaqësi që shkoj për herë të parë në një shtet të Europës ku nuk kam luajtur kurrë. Kënaqësi sepse kam edhe ndonjë mik në Tiranë në shoqërinë shqiptare dhe për Shqipërinë si vend. Mendoj se vende si Shqipëria e meritojnë këtë mundësi.
Ajo që pres nga tifozët shqiptarë është që me Kumbullën nëse nuk luan Kumbullën ai është e vetmja pikë lidhëse e Shqipërisë me finale. Ata duhet të jenë nga kjo anë. Dhe natyrisht do të jetë bukur nëse Kumbulla ngre kupën”, shprehet ai.