Kryeministri, Edi Rama ka dalë në një prononcim zyrtar ku nëpërmjet një videoje nga rrjeti social facebook ka dhënë detaje lidhur me nisma që qeveria do të marrë në këtë vit.
Rama: Do filloni të merrni në shtëpitë tuaja letrat për këshillimin kombëtar. Qeveria do kërkojë mendimin tuaj për një sërë temash që kanë të bëjnë me drejtësinë me korrupsionin dhe atyo që kanë të bëjnë me ecurinë e procesit të integrimit. Është një formular shumë i thjeshtë ku secili anëtar i një familje do e plotësojë dhe do e kthejë mbrapsht për të na mundësuar të kemi një përgjithësim sa më të saktë.
Nuk është një process zgjedhor, mjafton të jenë formularë dhe ideja është që këta formularë të plotësohen nga ata që janë më të moshuar Ndërsa më të rinjtë ta plotësojnë online këtë formular në një process dëgjimi dhe mbledhjes së një opinion që shkon përtej shumicës politike parlamentare. Bëhet fjalë për përgjigjie, qëllimi që është të bëhet shprehja e një mendimi të rrahur nga njerëzit në formën e një përfshirej referendare por me një kontribut.