Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video mesazh, ku shprehet se jeta do t’i rikthehet normalitetit shumë shpejt.

Rama thotë se koha është e vështirë, por sigurimi i vaksinave do të bëjë që në pak muaj kjo vuajtje e shkaktuar nga pandemia të marrë fund.

Me nisjen e procesit të vaksinimit masiv, kryeministri shprehet se kjo do të ndihmojë turizmin gjatë verës, pasi hoteleritë do të jenë të hapura pa orë kufizuese që do të mund të presin turistë nga e gjithë bota.

“Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohen jo. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjitha bota. Hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese. Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara. Kemi kaq shumë punë për të çuar deri në fund, e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë!”, thotë në videomesazh  Rama.

Top Channel