Gazetari Andi Bushati ka komentuar takimin që zhvilloi ambasadorja amerikane Yuri Kim me dy kryetarët e grupeve parlamentare të PD-së dhe PS, mesditën e sotme në Kuvend. (Lexo lajmin)

Bushati kujton deklaratat e Ramës se nuk do të pranonte asnjë negociim në gjuhë të huaj, dhe aq më pak kur kjo ka të bëjë me Kushtetutën që është ligji themeltar i shtetit.

“Rama sikur ua kishte ndaluar te negocionin ne gjuhe te huaj, sidomos per KUSHTETUTEN”, shkruan Bushati në postimin e tij. Rama ka përsëritur vazhdimisht në këto muajt e fundit se me opozitën është i gatshëm që të ulet dhe të diskutojë për gjithçka, me kusht që të mos kërkohen negociatorë të huaj.

Por duket se kur bëhet fjalë për ambasadoren Yuri Kim ky rregull nuk është më në fuqi.

fax