Ngjarja horror në Fier, me vrasjen e vogëlushit 8-vjeçar nga fqinji ka shkatuar reagime të ashpra në opinionin publik.

Rikthimi i dënimit me vdekje nuk shihet si opsion por as ashpërsimi i kodit penal.

Rama thotë se Shqipëria ka legjislacionin më të ashpër ndër vendet demokratike por sfida sipas tij mbetet zbatimi i tij.

Me shqetësim ai sheh përsëritjen e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.

Rama: Janë raste që përsëriten dhe këto raste ekstreme të mjaftueshme dhe sikur të jenë fare pak për tu tronditur thellësisht. Ajo që është e përsëritur në vijimësi është dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave. Aty legjislacioni është nga më të ashprit por kur në gjykata rastet tregojnë se trupat gjykues favorizojnë burrat në raport me gratë e dhunuara ky është një skandal i madh.

Kryeministri Edi Rama nënvizoi se në buxhetin e vitit 2022 ka një trefishim të mbështetjes financiare për viktimat e dhunës, abuzimit dhe trafikimit.