Pavarësisht orës policore të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve, pamje të siguruara nga Fax Web, tregojnë se ky kufizim është thyer nga shtabi elektoral i Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit.
Çdo mbrëmje raportohen takime elektorale të organizuara në qytetin e Durrësit, të cilat shkelin rregullat e vendosura nga Komiteti i Ekspertëve, pasi nuk zbatohet distanca e parashikuar mes qytetarëve dhe as ora policore.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Fax Web, zyrat e partisë Socialiste në Durrës, qëndrojnë të hapura edhe pas orës 21:00 duke zhvilluar takime elektorale të cilat nuk duhet të lejohen pas kësaj ore.
Edhe pse kryeministri Edi Rama sulmon vazhdimisht kundërshtarët e tij, se nuk i zbatojnë rregullat e pandemisë, duket se në fshehtësi, edhe vetë socialistët bëjnë të njëjtën gjë, madje natën, atëherë kur të gjithë e kanë të ndaluar qarkullimin.