Home AKTUALITET POLITIKË Rama takim përmbyllës në Shkodër

Rama takim përmbyllës në Shkodër

25

Rama: Kthimi i Shkodrës në lokomotivë të punës dhe ndryshimit për gjithë qarkun sepse ja ku është Malësia e Madhe, Puka, Vau i Dejës e të tjera dhe natyrisht është e pamundur që kur sheh se të gjitha ishin në të njëjtën situatë sot të tjerat ecin.

Është e trishtueshme që teksa ne jemi mbledhur sot dhe kemi kënaqësinë që tu themi shkodranëve zgjidhni një zonjë që nuk vjen nga rruga tradicionale e partisë por nga ajo e punës dhe suksesit. Shkodranët duhet të zgjedhin dhe mes dy alternativave që nuk kanë të bëjnë as me pasurinë apo të ardhmen e qytetit por me luftën mes dy individëve, luftë personale për qëllime krejt personale. Njëri se do të kthehet me cdo kusht nga bota tjetër, dhe tjetri se nuk do të ikë atje ku e meriton.

Kanë sjellë njerëz këtu për tu kërkuar vota qytetarëve ndërkohë që s’kanë lidhje me ta. Me 6 mars nuk do zgjidhet midis alternativash politike, as midis Europës dhe Amerikës apo Amerikës dhe interesave të njërit apo tjetrit. Nuk do zgjidhet me 6 mars as politikat e mëdha ekonomike e shoqërore se për këtë është bërë zgjedhja në gjithë Shqipërinë.

PD nuk ka lidhje më me jetën e qytetarëve por një karshillëk, dhe ana tjetër ku njeriu në krye di vetëm të humbasë. Qytetarët do zgjedhin nëse e duan qytetin më të pastër apo më të pisët.

Do zgjedhin për të pasur më shumë vëmendje nga bashkitë në lagjet e tyre apo për të vazhuar me gropat që thellohen, një komunitet për të cilin bashkia ka vëmendje apo një tjetër gjithmonë e më larg vëmendjes.

Bashkia e Shkodrës ka bërë të njëjtën zgjedhje dhe ka dhënë të njëjtin rezultat mizerabël krahasuar me bashkitë e tjera të Shqipërisë. Kjo nuk ka lidhje me do apo nuk do qeveria sepse ne kemi bërë çfarë kemi mundur duke u përballur me rezistencën e pakuptimtë të bashkisë, që me stadiumin dhe restaurimin e teatrit apo muzeu i fotografisë.faxweb